17-vjecari shet aplikacionin e tij per 30 milion dollare
Mund të fitosh 30 milion dollarë falë një shpikje gjeniale dhe nga këto të mos kesh mundësinë të shpenzosh asnjë kacidhe. Kjo ndodh kur je 17 vjeç, ashtu si Nick D’Alosio, adoleshtenti britanik që shiti aplikacionin e tij, “Summly” tek Yahoo për shumën marramendëse, e cila deri kur ai të mbushë moshën madhore, sipas ligjeve britanike, do të menaxhohet nga prindërit e tij.