Alpinistet shqiptare ngjisin majen me te larte te Amerikes se Jugut
Ekipi i alpinistëve shqiptarë të shoqatës “Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana” u ngjit sot (11.02.14) në majën Aconcagua, 6.962 metra e lartë. Kjo është maja më e lartë e kontinentit të Amerikës së Jugut. Anëtarët e ekipit janë: Gjergj Bojaxhi, Erlin Rudho, Ervin Dervishi, Gerti Pishtari, Fation Plaku. Grupi i alpinistëve shqiptarë në 2012 me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë arriti të ngjitej në majën më të lartë në botë, në Everest. (foto ilustruese nga ngjitja ne Everest)