Kokoret qe shpetojne jete. Motociklistet ne Shqiperi ende nuk e kane ate kulture
Sot në Shqipëri kemi një mori makinash dhe motorrash. Trafiku nëpër rrugë është tejet i ngarkuar dhe me shumë parregullsi, si në sinjalistikë që shpesh herë mungon, si në qarkullimin e automjeteve dhe motorrave ashtu edhe në qarkullimin e këmbësorëve. Ne kemi folur më parë në lidhje me mosrespektimin e sinjalistikës nga automjetet dhe këmbësorët, por nuk janë për tu lënë pas dore edhe motoçiklistët, një pjesë e madhe e të cilëve përveç sinjalistikës, nuk respektojnë as rregullat më thelbësore të sigurisë së tyre personale, që është vendosja e kokores mbrojtëse.