Konkursi i Fotografisë: Tirana në perëndim
Një cikël fotosh “Tirana në perëndim” na vjen në kuadër të Konkursit të fotografisë “Historia ime”, nga Entela Resuli.
Ndoshta pas perëndimit mund të fshihen ‘masakrat’ me pallate të bëra ndaj qytetit, por jo siluetat e tyre. Nuk mund të fshihen as siluetat e depozitave dhe antenave që ngjajmë me një tjetër qytet të ndërtuar mbi çatitë e pallateve.
Nëse ju pëlqen të fotografoni, atëherë kthejini njëherë sytë nga problemet që na shqetësojnë çdo ditë, apo historitë inkurajuese të njerzve. “Historia ime” fton gjithë të rinjtë, nga cilido qytet i Shqipërisë, që kërkojnë të denoncojnë një problem, apo të ndajnë me të tjerët një ngjarje, të marrin pjesë në konkurs.
Për më shumë informacione mbi konkursin, lexo këtu.