Krimi mjedisor: Me pretekstin e xhamise po prishet hapesira e gjelber per te ndertuar aty edhe 2 qendra tregtare!!
Një nga hapësirat e vetme të gjelbra që ka mbetur në kryeqytet, ka nisur të prishet për të ndërtuar aty një xhami, që do quhet Xhamia e Madhe e Tiranës. Por jo vetëm kaq. Aty afër do jenë edhe dy qendra gjigande tregtare. Ta mendosh që aty është edhe parlamenti. Gjëja e parë që të vjen ndër mend është që me pretekstin e xhamisë po planifikohen edhe qendrat. Ambientalistët kanë nisur të reagojnë menjëherë, duke ftuar për protesta. Sazan Guri ka thënë sot për Shekullin se ambientalistët nuk kanë asgjë kundër xhamisë, por ndërtimi i saj do i bëjë një dëm të madh ambientit.