NDI: Shqiptaret me optimiste se sa nje vit me pare
Një studim i fundit i Institutit Demokratik Kombëtar, arrin në përfundimin se shqiptarët janë më optimistë se në vendin e tyre do të ketë ndryshime pozitive sesa ç’ishin një vit më parë. Por Drejtori për Evropën Qendrore dhe Lindore i kësaj organizate amerikane, Robert Benjamin thotë se që kjo shpresë të kthehet në realitet, zëri i qytetarëve duhet të reflektohet në zgjidhjen e problemeve që i shqetësojnë ata dhe politikanët duhet të lënë mënjanë konfliktet dhe të udhëhiqen nga interesi publik.