Nje pasagjer kerkon te padise Belle Air, ndryshoi orarin e nuk lajmeroi ne kohe
Një avion i “Belle Air” i linjës Ankona-Tiranë ndërron orar, duhej të nisej në orën 13.30, është nisur që në 08:30. Një nga pasagjerët, që nuk ka arritur të niset, tregon se lajmërimin e ndërrimit të orarit ia kishin nisur me mail një natë më parë në orën 23.00. “Nesër do të takoj avokatin për të paditur kompaninë”
“Quhem Spiro Prebibaj, jetoj në Porto San Xhorxho të Fermos dhe sot do të nisesha për Tiranë. Por një surprizë të hidhur mësova që në mëngjes nga kompania Belle Air.