REPORTAZH/Cfare presin qytetaret nga qeveria e ardhshme
Nga Albina Hoxha
Shqiptarët u zgjuan të nesërmen e votimit me shpresa, kërkesa, pritshmëri dhe pasiguri, ndonëse tashmë është e qartë që një “revolucion” i heshtur ka ndodhur, arsyet e së cilit janë të shumta. Tashmë çdo gjë është vendosur, ata kanë vendosur. Por çfarë ndodh në rrugët e kryeqytetit dhe çfarë presin qytetarët pas këtij procesi zgjedhor?
Për fat ne kryeqytet mbizotëron qetësia dhe rrjedha normale e jetes. Përpara qendrave të numërimit presin pak qytetarë dhe në grup komentojnë rezultatet e deritanishme.