Rruget e vdekjes (FOTO-REPORTAZH)
Nga Alba Ahmetaj
Ne nuk duhet të çuditemi aspak nga lajmet që duket se s’kanë fund mbi aksidentet rrugore në Shqipëri. Nuk duhet të çuditemi aspak edhe sikur këto aksidente të ndodhin në ato që ne shqiptarët i quajmë si segmentet, aktualisht më të mira për nga ana teknike në Shqipëri (meqë besojmë se janë të asfaltuara, e meqë asfaltohen shpesh): rruga e Kombit, Tiranë-Durrës, Kavajë -Lushnjë, Tiranë – Krujë dhe Lezhë – Shkodër.