Sa orë duhet të punojnë njerëzit në botë për të pirë një birrë? Shqiptarët nuk duhet të lodhen shumë
Kjo infografikë tregon sa orë pune të paguara me pagën minimale janë të nevojshme për të blerë një birrë në botë.
Për amerikanët dhe spanjollët mjafton më pak se një orë pune me rrogën minimale për të blerë gjysmë litri birrë.
Ndërsa shqiptarët duhet të punojnë 1.2 orë dhe renditen më mirë se Rusia (1,6), Serbia (1,3) dhe Meksika (2.2).
Vendi ku duhet të punosh më pak për të pirë një birrë është Porto Riko, me 0,2 orë. Një njeri në Porto Riko mund të pijë 20 litra birrë nëse punon 8 orë.
Gjeorgjianët janë njerëzit që duhet të punojnë më shumë për të pirë një birrë. Në Gjeorgji një person që merr rrogën minimale duhet të punojë 15,1 orë për gjysëm litri birrë.