Shenime nga nje qytet i rilindur ne Shqiperi
Shkodër, kafe “San Francisco” – Kështu është emri i një kafeje në rrugën Kolë Idromeno, më e bukura pedonale e Shqipërisë, më e bukura, për besë!
Jashtë bie shi i imët, por shkodranët vazhdojnë të pedalojnë me qetësi dhe ngadalë në biçikletat e tyre, të pashqetësuar fare. Ose paskam patur një nevojë të pashmangshme për rregullsinë dhe rutinën e një qyteti të qetë, ose atmosfera dhe ambienti rrotull, e jo unë, është romantike…