Shkaterrohet stacioni i Ecovolis, vidhen mbi 10 bicikleta (shkon ne 250 numri i bicikletave te vjedhura)
Gjatë orëve të para të dates 26 Gusht, stacioni i biçikletave Ecovolis pranë stadiumit Dinamo është vandalizuar nga disa të rinj, të cilët pasi e kanë shkatërruar strukturën mbrojtëse kanë vjedhur mbi 10 biëikleta. Fqinjët që kanë ndjekur ngjarjen kanë deklaruar detajet, ndërkohë që edhe policia është vënë në dijeni, pas denoncimit që është bërë nga ekipi Ecovolis, dhe kërkimet për keqbërësit kanë filluar.