Shqiperi, bejne kurban ne rruge per aksidentet. TemA: I drejtohen Zotit, jo qeverise…
Marre nga TemA – Një prej kthesave në rrugën Elbasan-Librazhd është kthyer në një vend tragjik kohët e fundit, duke parë aksidentet radhazi të ndodhura në të. Brenda pak ditësh dy makina përfunduan në lumë në këtë kthesë, ndërsa për pasojë një çift humbi jetën.
Për këtë arsye, njerëzit kanë nisur që të kthehen pas në kohë, duke bërë kurban një dele, në mënyrë që Zoti të mbrojë udhëtarët.