Si do te ndiheshit nese do te kishit fqinj nje cift homoseksualesh? Me shume se gjysma e te rinjve shqiptare: keq!
Një studim me moton “Mes besimit për të ardhmen dhe dyshimit për të tashmen” eshte realizuar nga Friedrich Ebert Albania dhe IDRA Albania Ky studim synon të japë një pasqyrë të përmbledhur të qëndrimeve që kanë të rinjtë shqiptarë ndaj çështjeve të tilla si, familja, feja, shoqëria, arsimi, punësimi, koha e lirë apo edhe këndvështrimet e tyre mbi raportet e vendit tonë me vendet e tjera të rajonit dhe BE-në. Midis tyre është përfshirë edhe qëndrimi i të rinjve në lidhje me marrëdhëniet brenda të njëjtit seks.