“Ta pastrojme Shqiperine”
Projekti “Ta Pastrojmë Shqipërinë” është një lëvizje vullnetare rinore për të përmirësuar jetët e të gjithëve ne, duke na mundësuar një mjedis më të pastër dhe me sa më pak mbeturina të dëmshme për shëndetin. Lëvizja “Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë” është pjesë e një lëvizjeje së gjerë mbarëbotërore “Let’s Do It World” e cila frymëzohet dhe mbështetet nga veprimi vullnetar i të rinjve të përgjegjshëm që i besojnë pasionit për ndryshim dhe teknologjisë së përparuar.