The BOBS – Me te miret e aktivizmit online
Ata janë aktivistët më të mirë online në botë – kështu vendosi juria ndërkombëtare e BOBs 2013. Ajo ka shpërblyer projektet e guximshme dhe inovative të cilat qarkullojnë për lirinë dhe shkëmbimin në rrjetin e internetit
Kina, India dhe Egjipti konsultohen së bashku, Rusia futet në koalicion me Turqinë dhe Gjermania kalon në momentin e fundit në anë të Ukrainës. Nuk bëhet fjalë për një seancë të rrëmujshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, por për diskutimet e jurisë ndërkombëtare për ndarjen e çmimit të Deutsche Welles Blog Awards (BOB) në Berlin. 15 ekspertë të internetit, në mesin e tyre aktivistë, blogerë dhe shkencëtarë përcaktojnë fituesit në gjashtë kategori. Pas shumë diskutimeve tani dihen edhe fituesit – të përzgjedhur nga mbi 4200 aplikime nga e gjithë bota.