Prej kohësh Shoqata e Transportit Publik, po proteston ndërsa i ka drejtaur disa kërkesa qeverisë dhe Ministrisë së Financave, ndërsa të dëmtuarit e mëdhenj janë vetë qytetarët të cilët sot nuk kanë transport publik në kryeqytet.
Në 5 kërkesat e tyre, shoqatat e transportit kërkojnë që të hiqet akciza për naftën dhe taksat për karburantin, ashtu si për sektorin e peshkimit, të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%, si dhe atë të pagës shtesë, për shkak të shtyrjes së afatit të nisjes së transportit publik në vend.
Po ashtu, kërkojnë rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese, por edhe rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas.
Përfaqësues nga unioni i disa shoqatave të transportit në Shqipëri në një deklaratë për mediat sot thanë se presin që qeveria të ‘reflektojë në të kundërt ne nuk mund të vazhdojmë kështu, do mblidhemi me operatorët e do vendosim hapin e radhës’.
‘Jemi i pari kryeqytet pa një stacion treni, ju lutem mos e vrisni autobusin, mos e ktheni vendin e parë pa autobus.
Nëse financiarisht s’bëhet e mundur, pra s’plotësohen kërkesat, e pamundur që të rifillojmë shërbimin.
Rishikimin e protokollit të sigurisë, nëse s’bëhet i mundur operimi sipas çdo vend të botës, si në Evropë, në mënyrën si është bërë te ne s’është funksionale, s’duhet të jetë përgjegjësi e transportit publik sjellja e qytetarit në autobus.
Të na thërrasin, asnjë nga grupet tona të interesit s’është ulur në një tryezë, përballemi edhe me deklaratën e ministres së Infrastrukturës, që nuk qetëson situatën aspak, nuk ishit kërkesat tona të shoqatës ato që patë dje, ishin të punonjësve por ne i respektojmë,
Ne kërkojmë 4 pika, nëse s’i ka të qarta, mund të ulemi e t’ia sqarojmë më qartë’./ HistoriaIme

 
		    				        
 
								     
								    






 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.