17 vite burg per Nazimen…?
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 17 vite vite bug për Nazime Vishën, e cila ka marrë mbi vete autorësinë e ekzekutimit me armë zjarri ndaj 45-vjeçarit Fiqiri Visha, i martuar dhe baba i pesë fëmijëve.
Ngjarja u shënua në datën 13.08.2012 në vendin e quajtur Xhamia në qendër të fshatit Krrabë në Tiranë. Policia gjeti të vrarë me armë zjarri shtetasin Fiqiri Muça, ndërsa nga të dhënat e policisë rezultoi se ai është qëlluar me armë zjarri nga Nazimja me qëllim vetëmbrojtjen. Kjo për arsye të tentativës për t’u rrëmbyer nga Fiqiriu.
18 vjeçarja ka deklaruar se miku i shtëpisë Fiqiriu kishte kryer mardhënie seksuale me të që në moshë të mitur.
Pas kërkesës së Prokurorisë familjarët kanë kërkuar mëshirë duke fajsuar policinë për mosndërhyrj në kohë, ndërsa avokati ka nënvizuar se Nazimja e ka kryer krimin në gjendje të rënduar psikike./TemA/