20-vjecarja nxjerr ne shitje femijen: Me perdhunoi kusheriri
Një 20-vjeçare nga Vlora nxjerr në shitje fëmijën që nuk ka lindur ende. Vajza që i përket komunitetit rom, nënë e dy fëmijëve të tjerë, thotë se do ta shesë fëmijën që mban në bark, pasi nuk ka mundësi për ta rritur.Historia e 20-vjeçares bëhet akoma më e rëndë kur ajo rrëfen se fëmija që mban në bark është fryt i një incesti me kushëririn e saj. Gruaja e re, në një intervistë për GSH, thotë se e siguron jetesën duke lypur rrugëve, ndërsa bashkë me dy fëmijët e saj, 3 dhe 2 vjeç, jeton te shtëpia e nënës së saj.