23 shtatori është Dita e Dukshmërisë të personave biseksualë. Por pse është e rëndësishme kjo ditë?

Anxhela Kokoshi
George diskuton sfidat me të cilat përballet ky komunitet dhe se si ne të gjithë mund të luajmë një rol në trajtimin e bifobisë.
“Njerëzit bi janë shpesh pjesa e harruar e komunitetit LGBTQ+. Përvojat tona zakonisht supozohen të jenë të njëjta me përvojat e djemve gej apo vajzave lezbike, dhe identitetet tona shpesh bëhen të padukshme ose hidhen poshtë si diçka që nuk ekziston, nga njerëzit brenda dhe jashtë këtij komuniteti.
Ne përballemi me një sërë stereotipash negativë, ato kryesore janë se ne jemi të pangopur, manipulues, të paaftë për monogami dhe të paaftë për “të ndarë” mendjen, gjë e cila është njësoj si të thuash se ajo që jemi nuk është real.
Supozimet për personat bi janë gjithashtu gjinore. Vajzat biseksuale kanë më shumë gjasa të shihen si “në të vërtetë hetero”, orientimi i tyre seksual është thjesht një performancë për të tërhequr burrat heteroseksualë, ndërsa dy djem shpesh shihen si duke kaluar një “fazë” në rrugën për tu identifikuar si gej.
Personalisht, unë kam patur kolegë dhe miq të mëparshëm të emocionuar, kur lashë një marrëdhënie afatgjatë me një grua dhe fillova të takohesha me burra, që më në fund kisha ‘dalë’ dhe përqafova seksualitetin tim ‘të vërtetë’. Gjatë kohës që isha në këtë marrëdhënie, kisha edhe anëtarë të komunitetit LGBTQ+ që më akuzonin për ‘tradhëti të kauzës’, gjë që më bëri të dyshoja nëse në fakt kisha ndonjë vend në komunitet apo jo.
Edhe në aplikacionet e takimeve, kam zbuluar se kur heq cdo të dhënë mbi identitetin tim seksual, dal në më shumë takime me burra dhe gra.. Mund të supozoj vetëm se kjo është për shkak të bifobisë nga personat LGBT dhe jo-LGBT, dhe të kesh këtë diskriminim që vjen nga të dyja palët nuk të bën të mos ndihesh mirë.
Për sa më sipër i shtohet edhe problemi i përfaqësimit në media. Përshkrimet e biidentiteteve janë ende jashtëzakonisht të rralla në ekran dhe kur shfaqen, ato shpesh bien në stereotipet e zakonshme të përhapura. Në fakt, publiku i gjerë ka të ngjarë të ketë parë portretizime negative të figurave biseksuale publike, se sa ka të ngjarë të ketë parë diçka pozitive.
Për shembull, unë fillimisht u tregova prindërve për seksualitetin tim (edhe pse nuk kisha një përcaktim për të në atë kohë), por mbaj mend që u ndjeva në faj që nuk isha në gjendje t’u jepja atyre sigurinë se do të lidhesha me një burrë. Vetëm kur fillova të punoja në Stonewall, ndihesha rehat për të pasur një bisedë të sinqertë me ta mbi identitetin tim.
Hulumtimi i Stonewall i botuar muajin e kaluar zbuloi se për shumë njerëz problemi është më i keq se sa ai që kam përjetuar unë, pothuajse gjysma e biseksualëve (46 përqind) dhe një e katërta e biseksualeve (26 përqind) nuk janë të hapur për orientimin e tyre seksual ndaj askujt.
Kjo do të thotë se një pjesë e madhe e personave biseksualë po përballen me efektet e dëmshme të bifobisë në jetën e tyre të përditshme, stereotipet, padukshmërinë, mungesa e besimit se biseksualët ekzistojnë, pa përfitimin e mbështetjes, sigurimit dhe pranimit nga prindërit, gjyshërit e tyre dhe vëllezërit e motrat.
Me këtë në mendje, nuk është për t’u habitur që ne kemi nivele më të larta ankthi dhe nivele më të ulëta të lumturisë dhe kënaqësisë nga jeta, sesa personat e tjerë brenda dhe jashtë komunitetit.
Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për Ditën e Dukshmërisë Biseksuale. Është një mundësi për të festuar dy identitete të ndryshme, për të ngritur zërin e këtiij komuniteti dhe për të bërë thirrje për ndryshime pozitive.
Të gjithë kanë një rol për të luajtur në arritjen e kësaj. Ne kemi nevojë që ju të mësoni rreth përvojave të biseksualëve dhe sfidave unike me të cilat përballemi. Ne kemi nevojë që ju të ndaloni bifobinë dhe stereotipet e dëmshme. Ne kemi nevojë që ju të mos supozoni orientimin seksual në bazë të partnerit aktual të dikujt. Ne kemi nevojë që ju të rrisni përfaqësimin e biseksualëve sa herë që mundeni.
Por, para së gjithash, nëse doni të bëheni aleat në këtë Ditë të Dukshmërisë Biseksuale: mos harroni se ne ekzistojmë, mbani mend stereotipet dhe supozimet me të cilat përballemi çdo ditë dhe mendoni për një gjë që mund të bëni në jetën tuaj të përditshme për të ndihmuar./ HistoriaIme