30 milione euro hashash digjen ne Lazarat
Policia ka asgjesuar deri më tani një sasi droge që vlen nga 30 deri në 37 milionë euro, sasia e drogës së djegur është 11 ton e 300 kilogramë, ndërsa janë gjetur dhe shkatërruar 70 mijë rrënjë.
Kjo sasi është gjetur gjatë kontrollit të 30 banesave në zonën e lagjes Mahmutaj. Në lagjen që policia ende nuk ka hyrë është djegur një sasi akoma më e madhe droge në një përpjekje për të fshehur provat. Ndërkohë, në jug të fshatit janë duke avancuar ngadalë shtëpi më shtëpi forcat RENEA të mbështetura nga mjete të blinduara. Policia njoftoi se është identifikuar një grup prej 12 personash të drejtuar nga shtetasi Altin Shurdhi. Sipas policisë, aty ndodhej shtetasi Hysen Çela me precedentë penalë, i ashtuquajturi “Neni” i cili po qëllonte me snajper drejt policisë. Rreth orës 13 e 30 ai është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në komisariat.