340 milione euro e bejne Behgjet Pacollin politikanin me te pasur shqiptar
340 milionë euro është pasuria e Behgjet Pacollit. Të paktën kështu shkruan gazeta “Zëri” në Kosovë, e cila e shoqëron shkrimin e vet edhe me disa të dhëna dokumentare. Kështu sipas “Zëri” që i referohet deklaratave të pasurisë, avioni privat i Pacollit vlerësohet 18 milionë euro, shtëpia e tij jashtë Kosovës në 17. 6 milionë euro, kurse hotel “Iliria” që disponohet prej tij vlerësohet në 20 milionë euro bashkë me një pjesë në 42 milionë euro aksione të Grand Hotel . “140 milion euro janë deklaruar nga aksione anonime”, shkruan “Zëri”, duke theksuar me të drejtë se Pacolli padyshim është ndër shqiptarët më të pasur dhe padiskutim politikani më i pasur në mbarë skenën shqiptare. Nisur nga këto shifra mbetet për t’u analizuar rënia e tij drastike në zgjedhjet e fundit parlamentare.
http://zeri.info/artikulli/38378/pasuria-e-pacollit-340-milion-nder-to-aeroplan-privat-18-milion-euro-foto-dokument
s.z
Marrë nga ResPublica.al