35 klandestine siriane dalin nga Lazarati, dyshohet implikimi i policise
Tridhjetë e pesë klandestinë janë bllokuar në një operacion të zhvilluar nga Sektori Antitrafik në Drejtorinë e Policisë të qarkut Gjirokastër. Operacioni kundër klandestinëve sirianë është ndërmarrë në aksin Gjirokastë-Tepelenë. Klandestinët kanë dalë nga Lazarati në një kamion të mbyllur, ndërsa ishin drejtuar për në veri të vendit, me destinacion kufirin në Malin e Zi.