5-10 vite burg kush merr pjese ne konflikte jashte Shqiperise
Gazetat kanë zbardhur sot relacionin dhe projektligjin e proporzuar për dënimin e atyre qytetarëve shqiptarë që luftojnë jashtë vendit. Nisur nga numri jo i vogël i shqiptarëve që janë konfirmuar si pjesëmarrës në konfliktin e Sirisë, projektligji parashikon sanksione penale, por duke titulluar si veprimtari të paligjshme “pjesëmarrjen në një konflikt të armatosur që zhvillohet në territorin e një shteti të huaj si edhe dënimin me 5-10 vjet burgim kur kjo vepër penale kryhet me qëllim përmbysjen e rendit kushtetues ose shkeljen e integritetit territorial të një shteti të huaj”.