A eshte firmosur vertet “peticioni i intelektualeve”?
Disa prej personave qe figurojne ne te ashtuquajturin peticion te intelektualeve te botuar fillimisht nga gazeta Panorama, duket se nuk kane qene ne dijeni te plote te tekstit per te cilin jane ftuar te vendosin emrin. Me poshte nje koment nga profili ne Facebook i Bledi Strakoshes:
“Një peticion merr vlerë kur është i firmosur. Mund t’i shohim këto firma?! Sepse mesa fola në tel me Jonida Maliqin, nuk ka hedhur asnjë firmë, thjesht ka qenë në parim dakord me vlerat e familjes. Kështu që peticionin ndryshe ua kanë servirur atyre e ndryshe ia shitën popullit.”