ADN-ja konfirmon, vellai la shtatzene tetraplegjiken
Thellohet drama në fshatin Lapulec të Mallakastrës. Rezultatet e analizave të ADN-së zbulojnë si baba të fetusit në barkun e 17-vjeçares tetraplegjike A. Z., vëllanë e saj vetëm 13-vjeçar, që njëkohësisht vuan nga probleme shëndetësore, edhe pse jo në atë shkallë sa motra e tij. Prokuroria dhe Policia i kishin ngritur këto dyshime prej tre muajsh kur ngjarja u bë publike, por për të vepruar ligjërisht duhet të prisnin edhe përgjigjet e analizave për atësinë e fetusit. Tani që konfirmimi erdhi, i mbetet organit të akuzës të vendosë se si do veprojë me të miturin, i cili ditën që ka ndodhur abuzimi seksual, duhej që të kujdesej për të motrën tetraplegjike.