Agjencia shqiptare kthen financimin e OJQ-ve ne ceshtje familjare
Ish-anëtarët e bordit dhe stafi i agjencisë shtetërore të vendosur për të mbështetur sektorin civil, financuan OJQ-të e tyre, ose ato të kryesuara nga të afërmit, mund të zbulohet nga një hetim.
Nga Erjona Rusi dhe Besar Likmeta/Balkan Insight
Një hetim nga Balkan Insight ka zbuluar se katër ish- anëtarët e bordit të Agjencisë Shqiptare për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, AMSHC, u kanë dhënë grante pesë organizatave me të cilat ato janë të lidhura drejtpërdrejt ose nëpërmjet të afërmve në kohën që ata ishin anëtarë të bordit.
Pesë organizatat, të cilat kanë marrë 19.9 milionë lekë tw reja( 141.000 € ) në grante nga agjencia nga 2010 deri në 2013, janë Këshilli Rinor Shqiptar(Albanian Youth Council), Transparency International Albania ,Qendra Akses, Qendra UET dhe Fondacioni për Liri Ekonomike.
Një tjetër organizatë e lidhur me një anëtar të stafit të AMSCH, JEF Albania, gjithashtu ka marrë para nga agjencia.
Edhe pse shumat e shpërndara nga AMSHC janë të rëndësishme, shumë organizata të shoqërisë civile e perceptojnë atë si të korruptuar dhe i janë larguar thirrjeve të saj për projekt propozime, nga frika se grantet vetëm do të dëmtojnë reputacionin e tyre.
Disa nga OJQ-të e financuara nga AMSHC janë praktikisht të padukshme. Ata nuk kanë website dhe shumë pak dihet nga projektet që ato kanë realizuar.
“Organizatat fituese për projektet e kaluara ishin të gjitha organizatat me lidhje direkte ose indirekte me njerëzit brenda agjencisë, të cilët përcaktonin fituesit,” tha Gledis Gjipali, kreu i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, një think tank( një organizatë që bën kërkime dhe advokime në lidhje me tema si politika sociale, strategji politike, ekonomia, teknologjia dhe kultura)e bazuar në Tiranë.
“Ky është një konflikt interesi, që më ka detyruar të mos aplikoj tek ta,” shtoi ai.
Neni 6 i ligjit të miratuar nga Këshilli i Ministrave në mars të 2009-ës për organizimin e AMSHC parasheh që Agjencia duhet të “garantojë paanësinë gjatë procesit të vendimmarrjes dhe të parandalojë konfliktin e interesave”.
Të njëjtat parime konsiderohen të detyrueshme në proҫedurat e financimit për grante në rregulloren zyrtare të AMSHC-së, të publikuar në faqen e saj online.
Drejtori i AMSHC-së Rudi Bobrati ka pranuar se organizatat e kryesuara nga anëtarët e bordit kanë përfituar në të kaluarën nga grantet e lëshuara nga agjencia.
Por Bobrati tha për Balkan Insight se, sipas ligjit, prania e tyre në bord nuk i ndalonte ata të aplikonin për grante.
Ai pohoi se, edhe pse ka pasur raste që miqtë dhe të afërmit e anëtarëve të bordit kanë aplikuar dhe kanë marrë grante, marrëdhënia e tyre me bordin nuk ka ndikuar në proҫesin e përzgjedhjes.
“Ligji për krijimin dhe funksionimin e agjencisë nuk i ndalon anëtarët e bordit për të aplikuar për fonde shtetërore me organizatat e tyre, “tha Bobrati .
“Kur kjo ndodh, ata largohen nga dhoma dhe nuk marrin pjesë në proҫesin e votimit, “shtoi ai.
Në janar, të gjithë anëtarët e bordit që kanë marrë fonde për organizatat e tyre u zëvendësuan. Një drejtor i ri është emëruar tashmë për agjencinë.
Anëtarët e rinj të bordit të cilët janë nominuar tashmë vijnë nga media dhe nga OJQ që janë të perceptuara si të afërta me Partinë Socialiste, e cila erdhi në pushtet shtatorin e kaluar pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit.
Gjatë fushatës zgjedhore, socialistët premtuan se do ta reformonin agjencinë, që ata pretendonin se ishte përdorur nga qeveria e mëparshme e qendrës së djathtë për të shpërblyer organizatat e shoqërisë civile që mbështesnin politikat e tyre.
Disa aktorë të shoqërisë civile tani ankohen se emërimi i bordit të ri nuk ka qenë aspak transparent, dhe procesi i përzgjedhjes përsëri ishte orkestruar politikisht.
Konflikti i interesave :
Sipas indeksit të qëndrueshmërisë së shoqërisë civile të USAID-it të vitit 2012, OJQ-të shqiptare mbeten financiarisht të dobëta, ndërsa mjedisi ligjor në të cilin operojnë më shumë se 1,600 organizata është i paqartë.
Themeluar në dhjetor të 2009-ës, AMSHC kishte për qëllim që të rriste fondet për OJQ-të lokale në një kohë kur shumë donatorë ndërkombëtarë po tërhiqeshin jashtë Shqipërisë dhe rajonit.
Që prej lajmërimit të saj të parë për grante në mars të vitit 2010, agjencia ka disbursuar më shumë se 2.1 milionë €.
Bordi mbikëqyrës i AMSHC-së, i cili zgjedh aplikimet fituese, përbëhet nga nëntë anëtarë. Pesë vijnë nga shoqëria civile dhe katër vijnë nga institucionet qeveritare.
Që kur bordi i vjetër u zëvendësua në janar të vitit 2014, përbërja e tij ka pasur të njëjtin model, me pesë anëtarë që vijnë nga shoqëria civile dhe katër nga institucionet qeveritare.
Anëtarët e Bordit, organizatat e të cilëve kanë marrë grante të AMSHC-së midis viteve 2010 dhe 2013 përfshijnë Lutfi Dervishin, drejtor i Transparency International Albania(TIA), dhe Henri Çilin, themelues i Qendrës UET dhe Fondacionit për Liri Ekonomike.
Dervishi i tha Balkan Insight se konfliktet e mundshme të interesave e kishin detyruar ta mendonte dy herë përpara se ti bashkohej bordit. Në të njëjtën kohë, ai gjithashtu argumentoi se ligji shqiptar nuk e ndalon organizatën e tij që të aplikojë për fonde.
Dervishi mohoi të ketë ndikuar në procesin e vendimit, duke nënvizuar se TIA ka marrë vetëm një grant nga AMSHC, dhe duke shtuar se ai e kishte skualifikuar veten nga votimi kur aplikimi po shqyrtohej.
“Ne nuk jemi asnjëherë të pranishëm në proҫesin e votimit, kur një nga organizatat tona po aplikon për një projekt,” tha Dervishi.
” TIA fitoi vetëm një projekt, për një shumë minimale parash, dhe shumë organizata kanë fituar shumë më tepër,” shtoi ai.
Të dhënat e AMSHC-së tregojnë se TIA mori dy grante nga agjencia për një total prej 3,79 milionë lekë të reja( 27.000 € ).
Çili, botues i gazetës së përditshme MAPO dhe pronar i Universitetit Europian të Tiranës, me të cilën të dyja OJQ-të e tij janë të lidhura, nuk pranoi të komentojë në lidhje me akuzat.
Fondacioni për Liri Ekonomike dhe Qendra UET kanë marrë 4,2 milionë lekë të reja(€ 30,000) në total nga AMSHC .
Altin Goxhaj , një aktivist për mbrojtjen e konsumatorit dhe ish – anëtar i bordit të agjencisë, ish drejtor ekzekutiv i Këshillit Rinor Shqiptar, i cili mori 6,79 milionë lekë të reja(48.400 €) nga AMSHC-ja në lajmërimin e saj të parë në vitin 2010-të, ndërsa ishte anëtar i bordit. Goxhaj nuk i është përgjigjur një kërkese nga Balkan Insight për të komentuar.
Organizata , tani e drejtuar nga Argyrina Jubani, punon për të përmirësuar pjesëmarrjen demokratike midis të rinjve dhe për të kontribuar në zhvillimit të aftësive dhe njohurive të tyre.
Qendra Akses, drejtuar nga Marjana Papa, motra e ish-anëtares së bordit Helena Papa, ka marrë 6 milionë lekë të reja( 42.800 € ) nga AMSHC.
Federalistët e rinj evropianë, JEF Albania, një organizatë e drejtuar dikur nga Endrit Pollo, një specialist i financave në AMSHC, ka marrë 3.7 milion lekë të reja( 27.000 € ) në grante nga agjencia.
Bobrati tha se ka pasur raste të tjera të miqve dhe të afërmve të anëtarëve të bordit që kanë aplikuar për grante.
Megjithatë, në çdo rast, ai vuri në dukje: “Anëtarët e bordit nuk kanë marrë pjesë në procesin e përzgjedhjes”
Mungesa e transparencës :
Disa nga organizatat e financuara nga AMSHC-ja janë pothuajse të padukshme për publikun shqiptar. Ato ose nuk kanë fare faqe interneti ose faqet e tyre nuk janë të mirëmbajtura dhe përmbajnë shumë pak informacion.
Edhe pse AMSHC-ja ka një listë të të gjitha OJQ-ve që janë regjistruar për financim, ajo publikon vetëm personin e kontaktit, dhe në shumë raste është e paqartë kush e drejton organizatën.
Për shembull Këshilli Rinor Shqiptar, i drejtuar dikur nga anëtari i bordit Altin Goxhaj dhe OJQ-ja e dytë e financuar më shumë nga AMSHC-ja, nuk ka faqe internet.
Sipas një gazete të botuar në vitin 2012, organizata ka implementuar gati dy duzina projektesh nga donatorë të ndryshëm që nga krijimi i saj në vitin 1994.
Në internet, organizata ka një faqe interneti të projektit (projektiqytetar.org), financuar nga Banka Botërore, por kjo nuk përmban informacion në lidhje me zbatimin e grantit të AMSHC-së.
Qendra Action, një organizatë që ka marrë 5.1 milionë lekë të reja nga AMSHC, gjithashtu nuk ka një faqe zyrtare.
Po ashtu, Qendra për Edukim dhe Pjesëmarrje Qytetare, Qendra Evropiane për Zhvillim dhe Arsim dhe Aleanca Rinore Shqiptare, të cilat kanë marrë respektivisht 5,2 milion lekë të reja, 5.1 milionë lekë të reja dhe 3.7 milionë lekë të, të gjitha nuk kanë faqe internetit.
Xhemal Mato, drejtor ekzekutiv i EkoLevizja, një grup ombrellë e OJQ-ve mjedisore, përshkroi marrëdhëniet e financimit në AMSHC si klanore.
Ai akuzoi ish – anëtarët e bordit që kanë financuar OJQ-të e tyre për konflikt interesash.
“Ka pasur mungesë transparence dhe komunikimi dhe në realitet agjencia ishte e kontrolluar nga politikanët, pavarësisht pretendimit të tyre se bordi është përzgjedhur nga shoqëria civile, ” tha Mato.
Mato kujton se kur organizata e tij aplikoi për një grant të vogël prej $ 10,000, asaj ju dhanë vetëm $ 2,000.
” Ne i kthyem paratë, sepse e menduam këtë si një proҫes shpërndarje parash vetëm për të mos u dhënë shkak OJQ-ve të ankohen,” tha ai.
” Ne aplikuam me një projekt për të bërë diçka për mjedisin, ne nuk kërkuam bamirësi, “shtoi Mato.
Lutfi Dervishi pranoi ekzistencën e skepticizmit rreth agjencisë midis organizatave të shoqërisë civile, por insistoi se procesi i përzgjedhjes për grante ka qenë transparent.
“Skepticizmi është i justifikuar për shkak se shumë OJQ e shohin AMSHC-në si një agjenci qeveritare, ” tha Dervishi. “Por, ne kemi i bërë lajmërimet publike dhe të gjithë janë gjykuar në sajë të meritës”, përfundoi ai.
Bord i ri , histori e vjetër :
Reforma e AMSHC dhe zëvendësimi i bordit të saj me njerëz “me integritet” ishte një premtim zgjedhor i Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama, i cili mori detyrën shtatorin e kaluar.
Në janar Adrian Thano, redaktor i përgjithshëm i gazetës së krahut të majtë Dita, u emërua si kreu i bordit mbikëqyrës të agjencisë.
Anëtarë të tjerë të bordit të ri ishin prezantuesi i televizionit Alban Dudushi dhe Aldo Merkoci nga Lëvizja MJAFT.
E themeluar nga Ministri aktual i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, Mjaft është akuzuar për mbështetjen e Partisë Socialiste të Ramës; pjesë e stafit të saj të mëparshëm është bashkuar me qeverinë e re.
Disa aktivistë të shoqërisë civile thonë se zgjedhja e bordit të ri duket sërish e kompromentuar politikisht.
“Megjithë premtimet për të ndryshuar gjërat në mënyrë radikale, reforma e AMSHC-së është degjeneruar në pushimin dhe punësimin e anëtarëve të bordit,” tha Gjergji Vurmo, drejtor programi në Institutin e Demokracisë dhe Ndërmjetësimit me seli në Tiranë.
“Kam frikë se jemi duke arritur shpejt në pikën ku qeveria, pavarësisht premtimeve të saj, e kupton rëndësinë e kontrollit të një burimi financiar për OJQ-të,” shtoi ai.
Mato ra dakord, duke argumentuar se përzgjedhja e anëtarëve të rinj të bordit nuk ka qenë transparente.
” Tre njerëz nga rrjeti ynë i OJQ-ve aplikuan për të hyrë në bord, por proҫesi i përzgjedhjes është bërë pa intervista dhe nuk është dhënë shpjegim në lidhje me ata që fituan,” tha ai.
” Ky është një hap tjetër që tregon se në të ardhmen e agjencisë transparenca do të mungojë,” përfundoi Mato.
http://www.balkaninsight.com/en/article/albanian-agency-turns-ngo-funding-into-family-affair