Alarm per bombe ne Agon Channel
Alarm për bombë në ndërtesën e televizionit Agon Channel. Para pak minutash në celularin e njërit prej anëtarëve të stafit të këtij televizioni, ka mbërritur një mesazh telefonik, ku thuhej se brenda 30 minutash do ketë një shpërthim me bombë.Në vendin e ngjarjes ndodhen efektiv të komisariatit nr.3 dhe 5. Ndërtesa e këtij televizioni ndodhet në zonën e autostradës Tiranë-Durrës. Ndërkohë, është bërë e mundur evakuimi i gjithë stafit nga godina./gazetadita.al/