Ambasada e Kosoves ne Tirane: Edi Rama nuk u largua ne shenje proteste, bashkeshortja e tij pati probleme shendetesore
Disa media shqiptare sot e dje kanë raportuar për një, sipas tyre, skandal në ceremoninë e festimit të pavarësisë së Kosovës nga Ambasada kosovare në Tiranë. Ato pretendojnë që largimi i Kryeministrit shqiptar, Edi Rama nga festa ishe si protestë e tij kundër fjalimit të zëvendës-ambasadorit kosovar në Tiranë, Gani Veselaj, që nuk ia ka përmendur asnjëherë emrin Ramës në fjalimin e tij. Por Veselaj në një prononcim për Express ka një version tjetër të ngjarjes.