Ambientalistet ne proteste: Duam moratorium 5-vjecar per pyjet
TIRANE – Ambientalistët kërkojnë moratorium pesë vjeçar për ndalimin e prerjes së pyejeve të pakontrolluara për ngrohje apo qymyr.
“Të ndalohen koncesionet për gjoja dru me pre, të ndalohen koncesionet për gjoja pyje për ngrohje, prandaj ne kërkojmë moratorium 5 vjeçar, minimumi 2 vjeçar si ai që të shkojë bashkë me atë të gjuetisë kur pyjet, parqet njerëzit te jetojnë në atë që quhet një simbol i egër natyror.” u shpreh Sazan Guri
Qytetarë nga zona të ndryshme të Shipërisë, si Korça, Përmeti, Skrapari, Fieri dhe Dibra protestuan përpara Ministrisë së Mjedisit për shkatërrimin e mjedisit nga prerjet e paligjshme të pyjeve.
Ata i kërkojnë ndihmë qeverisë për marrjen e masave që të ndalojnë druvarët dhe të vihen përpara drejtësisë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)