Anija “Mangalayaan” e Indise, arrin orbiten e Marsit. Lajm edhe kostoja e misionit, kryeministri Modi: “Kushtoi me pak se filmi “Gravity””
India ka regjistruar sot pa frikë një arritje në plan global. Anija kozmike Mangalyaan ka arritur në orbiëtn e planetit Mars, duke bërë kështu vendi i katërt, krahas SHBA-së, Rusisë dhe Europës që arrin këtë objekitv. Por duke qenë vendi i parë. Lajmi është shoqëruar edhe me një tjetër të dhënë jo të zakonshme. Kështu Mangalyaan ka kushtuar vetëm 67 milionë dollarë, ndërkohë që misioni amerikan, MAVEN, ka kushtuar 10 herë më shumë. Me këtë rast mediat raportojnë një deklaratë të kryeministrit indian, Narendra Modi, që ka përgëzuar shkencëtarët inidianë dhe ka shtuar se Mangalayaan ka kushtuar madje më pak edhe se filmi “Gravity”, që trajton pikëirisht rreziqet e misioneve orbitale.
http://time.com/3423985/india-mars-orbiter-mission-mangalyaan-mom-modi-indian-space-research-organization-isro/
s.z
Marrë nga ResPublica.al