Arabi i bukur dhe reklama si e rene nga qielli…
Autoritetet në Arabinë Saudite vendosën dëbimin e tre shtetasve nga Emiratet e Bashkuara Arabe për arsyen “se ishin shumë të bukur dhe të parezistueshëm për femrat vendase”.
Lajmi për këtë vendim absurd qarkullon prej ditësh. Historia-ime.com e ka botuar disa dite me pare. Mediat ndërkombëtare janë vënë në kërkim të gjetjes së fotove dhe identitetit të personave të dëbuar për shkak të bukurisë së tyre. Njëri prej tyre quhet Omar Borkan Al Gala me profesion poet, aktor dhe fotograf i cili ndodhej në Riad për të marrë pjesë në një festival kulturor, ndërsa dy të tjerët nuk janë identifikuar ende.
Por ajo qe tashme mund te thuhet me plot goje eshte qe djaloshi simpatik ka fituar nje reklame te pabesueshme, ne formen e nje virusi ne internet.
ne vizituam disa here faqen e tij ne Facebook dhe ajo brenda pak oreve dje dhe sot ka 10 fishuar numrin e klikimeve dhe te njerezve qe i propzojne atij per martese apo te tjere qe e fyejne.
Shikojeni vete duke klikuar KETU