Arrestohet djali i Ibrahim Rugoves, dyshohet per krim te organizuar
Djali i Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, Ukë Rugova është arrestuar. Rugova ende ndodhet në ambientet e shtëpisë së tij, në Velani, lagje të Prishtinës. Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se Policia e Euleksit përveç Ukë Rugovës, ka arrestuar edhe shtatë persona të tjerë, që lidhen me rastin krim i organizuar. Policia e Kosovës pohon se bëhet fjalë për shitblerje vizash.