Arrestohet Mandi i Nishtulles – “Te ka policia xhan”
Këngëtari i muzikës tallava “Mandi i Nishtullës”, i njohur për këngën “Të ka lali shpirt” është ndaluar nga policia. Pëllumb Elmazi, emri i vërtetë i këngëtarit mësohet të jetë ndaluar nga forcat e policisë ndërkohë që drejtonte automjetin në gjendje të dehur në qytetin e Elbasanit. Këngëtari mësohet t’i ketë rezistuar forcave të policisë dhe kjo ka çuar në ndalimin e tij duke u dërguar në komisariat./Shqiptarja.com/