Arrestohet ne Itali ish-ministri i Brendshem, Klaudio Skajola
Në Itali është arrestuar nga forcat e Departamentit të Hetimit të Antimafies-DIA, ish-ministri i Brendshëm, Klaudio Skajola. Ai është ndaluar në një hotel në Romë në rrugën “Veneto” dhe sipas informacioneve të para është shfaqur i tronditur nga arrestimi. Si aryse për ndalimin e tij është dhënë fakti se ai ka ndihmuar ish-sipërmarrësin dhe ish-parlamentarin Amedeo Matacena që t’i shpëtonte kapjes. Kjo pohohet nga prokurori i Kalabrisë, Federico Cafiero De Raho. DIA ka arrestuar edhe sekretaren e Skajolës, Roberta Sako./Respublica.al/