Arrestohet rrjeti i trafikantëve: dërgonin klandestinë shqiptarë në Angli me jahte
Me ndihmën e Europol, forcat e policisë franceze kanë arrestuar dhjetë persona, që dyshohet se trafikonin shqiptarë për në Britaninë e Madhe. Në një njoftim të Europol thuhet se të arrestuarve iu janë sekuestruar armë zjarri, celularë dhe një sasi kokaine. Shqiptarët, pasi mbërrinin në Francë, vendoseshin në hotele pranë bregut. Më pas, me anë të jahteve, ata dërgoheshin për në Britani.