Arrestohet shqiptari i Ndraghetta
Arrestohet në Kazerta, shqiptari Bledar Halili, 33 vjeç, i njohur edhe si “Engjëlli”, anëtar i organizatës mafioze “Ndrangheta”. Vënia në pranga e Halilit është bërë në kuadër të operacionit të koduar “New Bridge”, i zhvilluar në datën 11 shkurt 2014.33-vjeçari shqiptar është vënë në pranga në një apartament ku fshihej. Kanë qenë pjesëtarët e Shërbimit Qëndror Operativ të policisë dhe policia e Rexhio Kalabrias që e kanë arrestuar pasi kishin marrë informacione në rrugë operative për vendndodhjen e tij.