Arrestohet vartesi i Florenc Hoxhes, mori 50 mije leke per te lejuar ndertimin pa leje
Policia ka arrestuar një vartës të Florenc Hoxhës, drejtuesit të Inspektoratit Urbanistik Ndërtimor të Tiranës.
I arrestuari është Sh. Azuni, që i ka marrë një qytetari 50 mijë lekë të reja për të lejuar që ai të vazhdojë një ndërtim pa leje.
Sipas kallëzimit, qytetari ka blerë bazën materiale (lëndën drusore) dhe ka nisur ndërtimin e një strehe por, pas rreth dy orësh nga fillimi i punimeve, aty kanë shkuar dy punonjës të policisë bashkiake, të cilët e kanë pyetur nëse kishte leje ndërtimi për strehën që kallëzuesi po ndërtonte.
Kallëzuesi është përgjigjur se nuk kishte leje ndërtimi pasi streha nuk ishte objekt banimi dhe se nuk e dinte që kishte nevojë për leje në këtë rast dhe punonjësit e policisë bashkiake i janë përgjigjur se do flisnin me shefat në mënyrë që ta lejonin të vazhdonte punimet kundrejt pagesës së ndonjë shume parash si shpërblim i kundërligjshëm.
Pasi ka folur në telefon me një person të panjohur, njëri nga punonjësit e policisë bashkiake i ka thënë se për të vazhduar punimet ai duhet të paguante 500 euro si shpërblim, por kallëzuesi e ka kundërshtuar duke i thënë se ky është veprim i padrejtë dhe, pasi kanë debatuar për pak, punonjësi i policisë bashkiake e ka detyruar kallëzuesin t’i japë një shumë prej 50.000 lekësh me qëllim që ta lejonte të vazhdonte punimet.
Kallëzuesi ia ka dhënë këtë shumë parash dhe i ka kërkuar numrin e telefonit që ta kishte në rast se do kishte ndonjë problem më pas./TemA

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.