Babai: Na falni nga qielli dashurine qe s’ditem t’jua japim
“Të dashura, Simona, Keisi e Sindi. Eshtë babai juaj ai që ju shkruan me zemrën të mbytur nga dhimbja. Nuk e kuptoj. Nuk jam ende në gjendje ta bëj, por nuk dua të gjykoj nënën tuaj. Na mungoni të gjithëve, prindërve dhe miqve, neve që nuk kuptuam dhe imagjinuam dot që diçka e tillë mund të ndodhte. Nëpërmjet dhe rreth e rrotull jush shihnim vetëm një dashuri të madhe, dhe mundoheshim të bënim të pamundurën, por kjo nuk mjaftoi. Do të na mungojë gjithçka e juaja. Buzëqeshjet, ëndrrat dhe hareja juaj. Ju lutem të na doni nga qielli. Atje ku jeni tashmë, dhe shpresojmë të na falni atë dashuri që ne këtu nuk ditëm t’jua japim. Atë të ardhme që ëndërronit e që nuk mundëm t’jua falim”