Barack dhe Michele Obama si karikatura majmunesh ne gazeten belge/ Strumbullari “Putin”
Shënim i HI (Historia-Ime): Kur Martin Luther King, Jr mbajti fjalimin e tij “I Have a Dream” (Une kam nje enderr) me 28 gusht 1963 ëndrra e tij për të parë një ditë një president me ngjyrë në krye të SHBA është pikërisht ajo për të cilën ai luftonte. Por as në ëndrrën e tij më të largët nuk do të imagjinonte që pas 51 vjetësh ky president dhe bashkëshortja e tij të portretizoheshin si karikatura majmunësh në një reviste të një shteti evropian.
– Dy majmunë në një foto, që “i janë dërguar gazetës” nga presidenti rus, Vladimir Putin. Kështu është përshkruar presidenti Barak Obama dhe bashkëshortja e tij në suplementin satirik të së shtunës në të përditshme “De Morgen”.
Satira kushtuar vizitës së parë që presidenti i SHBA-së nis sot në Belgjikë, ka ngjallur polemika dhe akuza për racizëm ndaj gazetës. Kjo e fundit menjëherë ka kërkuar falje dhe duke bërë “mea culpa”.
“Shije e keqe por jo racizëm” ka mbrojtur gazeta publikimin, duke shpjeguar se nuk e kishte menduar se në Amerikë është ende një ofendim me sfond racizmi të përfaqësosh njerëzit me ngjyrë si majmunë.
“Kur imazhi del nga konteksti, i cili është pjesë e një satire, atëherë nuk shikohet më shakaja, por vetëm një foto që provokon racizëm. Ky është një rrezik që ne nuk e morën në konsideratë më parë” është shpjeguar gazeta duke kërkuar falje. Madje ka shtuar se do të vazhdojë të jetë “në krah të atyre që vazhdojnë të luftojnë kundër racizmit”/Shqiptarja.com/