Bashke me dhe per Bankat! Ja si koordinohej dhuna ndaj protestuesve amerikane
Permbledhje nga Respublica.al
The Guardian ka botuar, bashkë me media të tjera, faktin sesi për të shtypur me dhunë protestat kundër kapitalizmit, të quajtura “Occupy Wall Street” vjeshtën e kaluar, nuk ishte vetëm koordinimi mes FBI, Departmentit të Sigurisë së Atdheut dhe policisë lokale.
Kjo shtypje, e cila atëbotë u raportua e dhunshme, me arrestime të dhunshme, goditje me predha në kafkë të protestuesve, lidhje me pranga sa tu këpusnin kyçet, njerëzit të mbajtur lidhur aq shumë sa t’u shpëtonte urina ose fekalet në rroba, –ishte një koordinim me vetë bankat e mëdha.
Turpi u rri më shumë medieve të mëdha të cilat nuk e kanë raportuar ose as investiguar kët fakt monstruoz, që rrëfen një rrjet të frikshëm koordinimi mes DHS, FBI, policisë, qendrave rajonale të fuzionit, dhe organizimeve private, kaq të shkrira, me njëra tjetrën saëq kishin krijuar një entitet të vetëm, të ashtuquajturin Domestic Security Alliance Council.
Dokumentet rrëfejnë që kjo njësi e shkrirë mes shtetit e privatit, kishte një qendër të vetme kontrolli e planifikimi. Dokuemti, tregon sesi FBI, policia dhe DHS kanë punuar së bashku dhe për Bankat për të identifikuar, arrestuar dhe eleminuar politikisht qytetarët paqësorë amerikanë!
k.c.
Dokumentet mund të konsultohen dhe këtu:
http://www.justiceonline.org/commentary/fbi-files-ows.html