Berisha “i di emrat e boseve te droges”. A1 Report e pyet: Po pse nuk i thoni? (VIDEO)
Ka qenë potika ime të mos ndërhyja në Lazarat. Kështu i është përgjigjur ish-kryeministri Berisha pyetjes së gazetarëve se përse nuk ka ndërhyrë 8 vjet kur ishte në pushtet në fshatin e Lazaratit.
Madje, ish-kryeminsitri tha publikisht se i ka njohur bosët e Lazaratit. Këta bosë, që Berisha thotë se i njeh e gjithë Gjirokastra, sipas tij nuk ndodhen në listën e të kërkuarve që ka Ministria e Brendshme.
Përgjigja e Berishës erdhi pas interesit që A1 REPORT tregoi në lidhje me deklaratën e ish-kryeministrit se në listat e të kërkuarve të policisë nuk janë bosët e vërtetë të Lazaratit. I pyetur nëse ai vetë i njihte këta persona, Berisha iu përgjigjg hapur: PO!
“I di e gjithë Gjirokastra, i di e gjithë zona një mijë herë se unë, unë i di shumë mirë. Po pse s’u vunë në listë. Policia s’ka bërë fjalë për bosë, ka bërë fjalë për persona që kanë qëlluar kundër policisë”, u shpreh ish-kryeministri Berisha.
VIDEO E A1 REPORT