Bicikleta
Një studente amerikane kishte kursyer me mundim për të blerë një biçikletë të shtrenjtë me të cilën shkonte dhe vinte nga puna. 700 USD kushtonte biçikleta dhe ishte aq e mirë sa një pasdite, pas turnit 8 orësh në një dyqan mjetesh arti, zonjusha Olguiemar Freyre nuk e gjeti biçikletën aty ku e kishte lidhur. Ia kishin vjedhur! Atë që mezi e kishte blerë… dhe i erdhi aq inat, sa shkroi një letër, ku ia numeroi ca gjëra hajdutit. Dhe siç ndodh rëndom në historitë amerikane, një bamirës i bleu një biçikletë të re. E cila nuk kushton 700 dollarë, por që është fringo e re.