“Blloku” paska gjetur formule per seancen ne Parlament, po a eshte e moralshme?
Gazeta Zeri ne Kosove njofton se Blloku LDK-AAK-NISMA e ka gjetur formulën se si të shkohet në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës dhe si ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por pa i dhënë shansin partisë së Hashim Thaçit që të marrë vota nga deputetët e këtyre partive për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit.
Sipas burimeve të portalit Infokusi.com qe i referohet Zeri, “formula e Bllokut është që të shkohet në seancë dhe në momentin që PDK-ja ta nominojë kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit atëherë në sallë do të mbesin vetëm liderët e bllokut, por jo edhe deputetët e tjerë të këtyre partive pasi qe votimi do të jetë i fshehtë”.
Kjo vjen si rezultat i frikës së “blerjes” së deputetëve të tyre nga ana e PDK-së.
Kur të filloje votimi nga grupi parlamentar i Bllokut do të jenë të pranishëm vetëm, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.
Me prezencën e tyre në sallë, PDK-së do t’i mundësohet kuorumi duke i llogaritur 37 deputetët e PDK-së, plus 20 të minoriteteve që gjithsej bëhen 57 deputetë, plus 4 të apostrofuarit do ta përbëjnë kuorumin e nevojshëm prej 61 deputetësh për vazhdimin e seancës dhe procedimin në votim për kryetar të kuvendit, ka bërë të ditur nje burim.
Sipas këtyre përllogarite, PDK-ja nuk do të mund ta zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe me automatizëm do t’i mundësohet Bllokut që në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të mund të procedojë me nominimin e kandidatit të saj.
Por a eshte vendim i moralshem?
Komentet e lexuesve jane te shumta. Njeri prej tyre, Agroni, shkruan (e paredaktuar): “Ata deputet qe dalin nga salla me urdherine lidereve te tyre jan te mjere e te shkrete se nuk din me mendu me trurin e tyre ,ne u kemi dhen votat gjthe deputteve t na perfaqesojn 120 deputeteve ,nese ceka puna keshtu ne zgjedhjet tjera po i votojm vetem lideret dhe e kemi me leht pasi qe ata po vendoskan per mendimin e deputeteve tjere , e moj kosov moj mjerane”.
Nje tjeter shton: “Nese veprojnè ne ketè menyrè vetem do ta bllokojne edhe njè herè Demokracinè ne ketè vend.VV-ja ,nuk besoj se janè diletantè sikur TROJKA.”