Dhendri i Bin Ladenit rrefen biseden per 11 Shtatorin
Posted On 20/03/2014
0
Dhëndri i Osama bin Ladenit rrëfen se udhëheqësi i Al Kaidës ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmeve të 11 Shtatorit po atë ditë, derisa ka qenë në një shpellë në Afganistan. Sulaiman Abu Ghaith, 48 vjeç, i cili është i martuar me vajzën e Bin Ladenit, Fatima, ka dëshmuar të mërkurën në gjykimin e tij për terrorizëm në Nju Jork.