Dhjetera mijera njerez ne varrimin e Elkan
Në Stamboll janë grumbulluar dhjetëra mijëra njerëz për të marrë pjesë në varrimin e 15 vjeçarit Berkin Elvan. “Policia e partisë qeveritare, AKP ka vrarë Berkin“, thirrnin njerëzit. Elvan ishte qëlluar në kokë para nëntë muajve gjatë përleshjeve mes forcave të policisë dhe demonstruesve. Të martën(11.03) ai vdiq pas 269 ditësh në koma. Nëna e djalit bëri përgjegjës kryeministrin turk Recep Tayip Erdogan për vdekjen e të birit.