“Dhuratat i pranon edhe mbreti”. Por jo taksat…
Kurora spanjolle është përfshirë së fundmi nga një çështje evazioni fiskal që mund të konsiderohet fare mirë një skandal. Vajza më e vogël e mbretit Huan Karlos, Princesha Kristina është akuzuar për mashtrim me taksat dhe pastrim parash, dy akuza shumë të rënda këto. Ajo është thirrur në gjyq në datën 8 mars për këtë çështje e cila doli në dritë pas një hetimi të thellë.