Dite te keqija ne Amerike, nje tjeter shperthim ne Teksas
Ditë me lajme të zeza për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mbi 15 njerëz mendohet se kanë vdekur pas një shpërthimi në një fabrikë të plehrave kimikë në Teksas.
Shumë shtëpi e godina janë shkatërruar, ndërsa flakët kanë përpirë gjithçka.
Një azil mendohet se ka qenë pranë fabrikës.
Do të duhet ende kohë për të zbuluar se cili është numri i saktë i viktimave, pasi ka jo vetëm banorë e punëtorë, por edhe zjarrfikës të zhdukur.
Përpjekjet e shpëtimit janë penguar për shkak të kimikateve helmuese që janë shpërndarë në ajër.
Shpërthimi ka shkaktuar dridhje të tokës si një tërmet 2.1 ballësh.
Ndërkohë video e mëposhtme tregon përmasën e vërtetë të këtij shpërthimi tragjik.
Një burrë ndalon me makinën e tij për të fotografuar flakët në fabrikë, por papritur ndodh shpërthimi i madh, që të kujton pak a shumë Gërdecin shqiptar.
Një fëmijë që ndodhet në makinë i lutet babait: “Babi, nuk po dëgjoj, të lutem na largo që këtu.
Shikoni FOTO dhe VIDEO duke klikuar KETU