Djali me kancer mbledh 3 milione paund per bamiresi
Djali i sëmurë me kancer, i cili ka arritur të mbledhë më shumë se 3 milionë paund për bamirësi ka thënë gjithashtu se “çdo sekond jetë është speciale” për të. Stephen Sutton, 19 vjeç, ka përditësuar statusin e tij në Facebook për të treguar sa me fat ndjehet që është ende në këtë botë. Stephen shkruan: “Para një jave postova një foto ‘lamtumire’, e cila u përhap gjithandej. Atëherë mendoja se kisha marrë fund, por ka kaluar një javë dhe unë jam ende këtu!”
“Ndërkohë: për të festuar faktin se jam ende këtu pas një jave të çmendur, për të festuar këtë udhëtim të mrekullueshëm të quajtur jetë dhe për të festuar mbledhjen e më shumë se 3 milionë paund për Fondin e Kancerit tek Adoloshentët…Ja një përshëndetje e madhe nga unë”.
Stephen ka marrë mesazhe mbështetjeje nga e gjithë bota. Atij i kanë ardhur letra nga shumë vende të botës, të cilat kanë mbërritur në duart e tij edhe pse në zarf është vënë thjesht adresa “Stephen Sutton, Angli”.
Djaloshi, i cili është në spital me kancer të pashërueshëm ka frymëzuar gjithë botën në përpjekjen e tij për të ngritur një Fond për Kancerin tek Adoloshentët.