Duka ne CNN: Ishte pamundesi per te luajtur, jo refuzim
(CNN) – Ishte një natë e cila evokoi urrejtjen e viteve të së kaluarës, por sot, si Serbia si Shqipëria janë dënuar për pjesën e tyre gjatë asaj nate dramatike të dhunës në Beograd.
Kështu e nis reportazhin e saj CNN sot.
Pasi bën një shtjellim të ngjarjes, sigurisht referuar dhe shkrimeve të veta, në pjesën e fundit citon dhe Presidentin e FSHF, Armand Duka.
Ky i fundit konfirmon se Shqipëria do ta apelojë vendimin. Raporton CNN:
“Armand Duka, kreu I FSHF I tha CNN se dënimet qartazi nuk ishin proporcionale. Ai gjithashtu mohoi sugjerimet se lojtarët shqiptarë refuzuan të vazhdonin ndeshjen, duke I quajtur këto akuza “produkte të fantazisë”.
“Skuadra shqiptare asnjëherë nuk refuzoi vazhdimin e lojës”, shtoi Duka.
“Lojtarët shqiptarë deklaruan se ishin fizikisht dhe në psikologjikisht të pamundur për të vazhduar një ndeshje futbolli. Nuk ka asnjë referencë në raportet zyrtare që tregon se zbrasja e stadiumit nga tifozët do të ishte mënyra e përshtatshme për të garantuar sigurinë gjatë ndeshjes. Nëse për mendimin e zyrtarëve të UEFAs kjo do të ishte gjëja e duhur për t’u bërë, atëherë zyrtarët duhet ta kishin zbrasur stadiumin dhe pastaj të kishin ftuar lojtarët shqiptarë në fushë, nëse do të gjykonin se lojtarët shqiptarë ishin në gjendje të luanin”, tha Duka sipas të cilit ishte “pamundësi për të luajtur, jo refuzim për të luajtur”.
E plote ne CNN: